lunedì 9 dicembre 2013

Zogu i Tunes dhe erdoganistet e Maqedonise

Tuna tronditi me zogun e saj ne videofest 2013. Gishti i saj  mesit  e çmendi publikun. Ishin te papergatitur duket nga kjo shqiptare e Maqedonise qe mund te arrinte deri ne kete fare feje. Megjithate askush nuk u pa te vinte duart ne koke, as te linte sallen nga ngacmimi i Tunes. Ky ishte Grammy shqiptar e si i takon ketij soji, Grammy duhet te trondise nga pak me performacat superprovokuese te kengetareve. Qe nga 2004, ku Janet Jackson "aksidentalisht" performoi me gjoksin e saj ne Super Bowl, duke perfunduar ne gjithe titujt e lajmeve boterore,  e vazhduan traditen Beyonce me kercimin provokues, Madonna me lekuren e saj vezulluese etj, ne 2010 organizatoret e Grammy nxorren nje rregullore per nje kod te veshjes, ku kerkohej qe gjenitalet te ishin te mbuluara. Pra vetem dukja e gjenitaleve ndalohej e nuk behej fjale per prekjen e tyre qe u lihej ne dore zgjedhjes se kengetareve, te cilet nuk jane as te çmendur e as manjiake seksuale.Papritur nje dite Rihanna vendos t'ua thyeje turinjte gjithe konvecave kolektive per performancen e femrave ne videoklipet e tyre. Nderkohe qe publiku ishte mesuar me Michael Jackson, Bobby Brown, Vanilla Ice, Boyzone Justin Timberlake, Chris Brown, Usher, Ne-Yo, Eminem etj, te cilet shpesh vallezojne bashke me zogun e tyre, nuk e prisnin qe me You Da One, Rihanna do te vallezonte per 11% me zogun e saj. Publiku u skandalizua filimisht, por asgje nuk mund ta zhbente videoklipin e kengetares qe arriti majat e shitjes. Seksi shet, po, por kur seksi perdoret si revolte, duhet kuptuar si i tille e jo si banalitet ku shpesh perfundojne ngjarjet shqiptare. Tuna ne Videofest ishte e mbuluar deri ne fund te kembeve me nje fustan te kuq, tipik per kanagjegje. Ngriti nje gisht lart, rrahu zogun, e falenderoi zogun e saj dhe aq e pat puna. Tuna eshte vulgare, banale, kompeson paaftesine e saj duke rrahur zogun etj etj. Komente te ashpra erdhen nga nivele te larta VIPash shqiptare, te cilet e kane gojen plot moral ne nje vend ku morali nuk dihet me çfare pamje ka, por ky nuk duket te jete shqetesim i tyre.Tuna vjen nga Maqedonia, ku shqiptaret mbajne vulen e fanatikeve te Ballkanit. Grate me shami dhe kapardina deri ne fund te kembeve jane tipari me i dukshem i gjinise shqiptare aty. Tuna e di kete, e sheh çdo dite. Para ca ditesh madje burrat e tyre u ngriten ne proteste ne mbeshtetje te Erdoganit. Sulltani u tha te ishte shqetesimi kryesor i tyre. Si mund te shpjegohet? Kaq mund t'u kete marre koka ere? A nuk ishte diçka e ngjashme edhe lindja e Afghanistanit qe njohim sot? A mund te lindin Afghanistane te reja, tjeterkund? Ky fakt nuk duket t'i shqetesoje kaq shume kritiket elitare te artit shqiptar. Izolimi dhe anashkalimi i shqiptareve te Maqedonise, i cili se bashku me diskriminimin qe u behet atyre nga politika maqedonase, i solli ata ne kete pike. Te kerkojne sulltanin si te vetmin mbeshtetes te tyre. Kjo duket qe nuk trondit askend.Lideret qe i perfaqesojne te paafte per te drejtuar, Shqiperia qe kurre nuk u mesua te kujdesej per bashkekombesit e saj jashte vendit, Kosova me problemet e saj madhore te krijimit te shtetit, nuk u perpoqen asnjehere seriozisht per t'i integruar shqiptaret njeri me tjetrin. Ne shtetet ku shqiptaret jetojne, integrimi eshte i njekahshem, shihet vetem mes ketyre shteteve dhe europes, por asnjehere nuk u shkon ne mendje se ky integrim se pari ka nje kahje tjeter, ate te njohjes me njeri-tjetrin. Ne as sot nuk kemi ura. Mund te kemi ndonje trung mbi kanal sa per te kapercyer aren e kjo u be fale martesave te perziera apo ndonje ngjarjeje te rralle kulturore qe na i sjell ne mend edhe ata qe jane matane gardhit. Derisa nuk ka ura, ka refuzime, paragjykime.Para se ta gjykoni Tunen per Zogun e saj, mesoni t'ia lexoni mesazhin. Ajo do ta tregoje ate zog, me shprese se ju do t'ia shikoni. Shikojani! E kujtohuni se ajo eshte grua, shqiptare, e Maqedonise, nje hap mbrapa gardhit. Mos pertoni ta kaperceni ate gardh, per te pare me syte e tuaj çka po ndodh. Nuk eshte e moralshme te kercesh neper diskoteka me zogun e Rihannes e te nesermen te vesh kravaten per te blasfemuar Tunen pse rrahu zogun e saj.