venerdì 24 gennaio 2014

Mos u beni zeri i profesoreve frikacake!


Më në fund studentët u kujtuan se kanë zë dhe ka ardhur koha edhe ta nxjerrin për një çështje të drejtë që u përket direkt atyre. Ka kohe qe i shoh aq pasive sa me dhimbsen. Ne Europe studentet janë zëri i parë i arsyes, i lëvizjeve drejt progresit. I shohim edhe të përleshen me policinë e të mos tërhiqen derisa ta shpien deri në fund kërkesën e tyre.  Në këtë kontekst doja vetëm t’ju sugjeroja diçka miqësisht.
Së pari, grupi organizues i protestës, në asnjë mënyrë mos të lejojë ndikimin e stafit mësimdhënës në kërkesat e tyre. Ju nuk duhet të jeni zëri i profesorëve frikacakë. Ata s'mund të hedhin gurin e të fshehin doren. Ju kërkoni si primare dorëheqjen e rektorit, kur kjo do të duhej të ishte, ndoshta, më së pari kërkesë e vetë stafit mësimdhënës, por që nuk do ta bëjnë asnjëherë. Mendoni pak pse.
Ky rektor mund të ikë, por tjetri që do të vijë, nuk është e thënë të jetë menaxher më i mirë për ju. Ndaj dilni fuqishëm me kerkesa konkrete që ju takojnë direkt. Që ju bëjnë të ndiheni serioze, komodë gjatë studimeve e madje pjesë e privilegjuar e moshatarëve tuaj jashtë universitetit. 
 Cilësi në studime, mjaft me ato skripta të shpifura, kërkoni libra universitarë. Staf mësimdhënës të aftë e të dëshmuar shkencërisht, mjaft me ata babagjyshët e babgjyshet që ju diktojnë me libër përpara apo improvizuesit që i kanë zgjedhur sipas shijes shefat e Degëve. Transparencë në përzgjedhjen e stafit mësimdhënës, në vlerësim, në konkurse. 
Respekt nga ana e mësimdhënësve e jo abuzime në një formë apo në tjetrën. Mbi të gjitha jeni njerëz me dinjitet e jo numra për të mbushur listat. Kërkoni fuqishëm denimin e profesorëve mashtrues, abuzues. E gjithë  ato kërkesa që ju i mendoni të drejta e për të cilat paguani bukur shumë.

Mos u tërhiqni nga kërkesat tuaja. Vetëm presioni juaj do të mund ta kthjellë UP. Tek e fundit ai universitet është vetëm për ju, vetëm në shërbimin tuaj. Askush nga ju nuk besoj se ka 5 vjete te jetes ne moshen me te mire per t'i hedhur poshte.

Nessun commento:

Posta un commento